Alarmi i ekspertëve: SHBA dhe Kina rrezikojnë përplasjen bërthamore për Tajvanin

Nga Rosalba Bejdo
28 Maj 2026, 14:34 | Bota

Alarmi i ekspertëve: SHBA dhe Kina rrezikojnë përplasjen

Një konflikt mes SHBA-së dhe Kinës për Tajvanin do të rrezikonte një përshkallëzim bërthamor, pasi të dyja ushtritë ka shumë gjasa të ndërmerrnin operacione të gjera kundër qendrave të komandës dhe komunikimit të palës kundërshtare, shkruan A2 CNN. Këtë e tha të enjten një qendër e njohur kërkimore për mbrojtjen.

Në një vlerësim strategjik të publikuar përpara takimit më të madh vjetor të mbrojtjes në Azi, që mbahet këtë fundjavë në Singapor, Instituti Ndërkombëtar për Studime Strategjike me bazë në Londër pohoi se bota ndodhet në prag të një gare të re armatimesh bërthamore, “me rajonin Azi-Paqësor në qendër të saj”.

“Vendete rajonit dhe ato me interesa strategjike po zgjerojnë arsenalet e tyre bërthamore, ndërsa shtetet që nuk kanë armë bërthamore po zhvillojnë kapacitete konvencionale goditëse me rreze të gjatë veprimi; të dyja këto po e vënë në pikëpyetje stabilitetin strategjik”, thotë INSS.

Tajvani, konflikti në Iran dhe pasiguritë mbi angazhimin e SHBA-së ndaj rajonit pritet të jenë ndër temat kryesore në Konferencën aziatike, e organizuar nga qendra nga 29 deri më 31 maj. Ky aktivitet vjen pas takimit mes presidentit kinez Xi Jinping dhe homologut të tij amerikan Donald Trump në Pekin më herët gjatë këtij muaji, i cili ka ngjallur shqetësime në Tajpei lidhur me gatishmërinë e SHBA-së për ta ndihmuar ishullin demokratik të mbrohet.

Daniel Salisbury, studiues i lartë në Institutin Ndërkombëtare për Studime Strategjike, vuri në dukje se në takimin më të fundit mes Trump dhe Jinping nuk pati bisedime specifike për armët bërthamore dhe se marrëdhënia mes dy superfuqive ishte “mjaft e vështirë” në aspektin bërthamor.

Megjithëse arsenalet bërthamorë të SHBA-së dhe Rusisë janë ende shumë më të mëdhenj se rezervat e Kinës, zyrtarë amerikanë dhe analistë të kontrollit të armëve thonë se Kina po zgjeron dhe po përmirëson kapacitetet e saj të armëve atomike më shpejt se çdo fuqi tjetër bërthamore. Pentagoni në një raport te publikuar në dhjetor tha se Kina është në rrugë për të pasur 1,000 koka bërthamore deri në vitin 2030. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos