Departamenti amerikan i Drejtësisë nis hetim penal ndaj akuzueses së Trump

Nga A2 CNN
28 Maj 2026, 14:29 | Bota

Departamenti amerikan i Drejtësisë nis hetim penal ndaj akuzueses

Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka hapur një hetim penal ndaj shkrimtares E Jean Carroll, e cila akuzoi Presidentin Donald Trump për sulm seksual, raporton CBS News.

Hetimi po shqyrton nëse Carroll ka kryer dëshmi të rreme në lidhje me çështjet civile që ajo ngriti kundër Trump, sipas burimeve të cituara nga media, shkruan A2CNN. 

Carroll, një ish-kolumniste reviste, e akuzoi Trumpin për sulm seksual dhe shpifje dhe e paditi në dy raste. Të dy vendimet u mbështetën në apel, por Trump që atëherë i ka kërkuar Gjykatës së Lartë të rrëzojë të parin prej tyre.

Ai i ka mohuar akuzat. Në vitin 2023, një trup gjykues e shpalli Trumpin përgjegjës për sulm seksual. Ai u shpall gjithashtu përgjegjës për shpifje për komentet që bëri vitin e kaluar në një postim në Truth Social.

Në atë postim, ai mohoi pretendimin e Carroll se ajo ishte sulmuar prej tij në mesin e viteve 1990 në dhomën e provës së një dyqani në Nju-Jork.

Një padi e dytë në vitin 2024 e shpalli Trump përsëri përgjegjës për shpifje në lidhje me komentet që bëri për Carroll në vitin 2019, në të cilat ai e akuzoi atë se kishte sajuar pretendimet kundër tij për të shitur një libër.

Trump i është drejtuar Gjykatës së Lartë të SHBA-së për të përmbysur vendimin e parë, për të cilin ai u urdhërua të paguante 5 milionë dollarë për Carroll-in.

Ai është zotuar gjithashtu të bëjë të njëjtën gjë me rastin tjetër, në të cilin Carroll-it iu dhanë 83 milionë dollarë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos