
Gati 500 000 ushtarë rusë janë vrarë që nga fillimi i pushtimit në shkallë të gjerë të Ukrainës në vitin 2022. Shifra u bë e ditur nga Anne Keast-Butler, drejtoresha e Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë Kibernetike në Mbretërinë e Bashkuar, gjatë fjalimit të saj të parë publik, përcjell A2 CNN.
Në fjalimin e saj, Keast-Butler akuzoi Kremlinin për shënjestrimin e pamëshirshëm të infrastrukturës kritike, proceseve demokratike dhe zinxhirëve të furnizimit në vend. Sipas saj, Rusia po zhvillon një “luftë hibride” të paprecedentë kundër Britanisë dhe aleatëve të NATO-s, duke përfshirë komplote spiunazhi, sulme kibernetike dhe përpjekje për sabotim.
Ndërsa Moska dhe Kievi mbajnë të fshehura shifrat zyrtare të humbjeve të tyre, inteligjenca britanike thekson se Vladimir Putin po pëson hapa pas në fushën e betejës. Nga ana tjetër, një investigim i BBC Verify ka zbuluar se qindra anije të “flotës hije” ruse kanë hyrë në ujërat britanike kohët e fundit.
Përveç kërcënimit rus, shefja e inteligjencës ngriti alarmon edhe për Kinën, duke e cilësuar atë si një “superfuqi shkencore dhe teknologjike” me aftësi të sofistikuara ushtarake dhe kibernetike. Ajo vuri në dukje se dritarja e mundësive që Perëndimi të qëndrojë përpara rivalëve të tij në fushën e Inteligjencës Artificiale (AI) po ngushtohet me shpejtësi. (A2 Televizion)