Duket se shkëmbimi i shumëpritur i të burgosurve midis Rusisë dhe Ukrainës është shtyrë përkohësisht.
Sipas mediave të huaja, Vladimir Medinsky, një ndihmës i Presidentit Vladimir Putin, tha se lista e parë me 640 të burgosur lufte i ishte dhënë Ukrainës.
Ai tha gjithashtu se trupat e ngrirë të 1,212 ushtarëve ukrainas janë sjellë në zonën e shkëmbimit në kamionë frigoriferikë.
Por Medinsky pohoi se Ukraina "shtyu si pranimin e trupave ashtu edhe shkëmbimin e të burgosurve të luftës për një periudhë të pacaktuar".
Ende nuk ka pasur një përgjigje nga pala ukrainase mbi këtë çështje. Duket se situata mes dy vendeve është tensionuar edhe më shumë pas sulmeve të Kievit thellë brenda Rusisë pak ditë më parë. (A2 Televizion)