Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, ka reaguar pas bisedimeve të zhvilluara në Gjenevë të Zvicrës, lidhur me konfliktin mes Izraelit dhe Iranit.
Sipas mediave të huaja, ai i përshkruan bisedimet me homologët e tij britanikë, gjermanë, francezë dhe të BE-së si një diskutim serioz dhe të respektueshëm.
Araghchi thotë se Irani është i gatshëm të shqyrtojë përsëri diplomacinë dhe mbështet vazhdimin e bisedimeve, shkruan A2 CNN.
Ai shton më tej se Irani është i përgatitur të takohet përsëri me përfaqësuesit e tre vendeve dhe BE-së në të ardhmen e afërt.
Kujtojmë se konflikti mes Izraelit dhe Iranit është përshkallëzuar në masë të paparë më parë, teksa të dy vendet po sulmojnë me dronë, avionë dhe raketa njëri-tjetrin. (A2 Televizion)