Takimi i Gjenevës, kushtet e Iranit për bisedime me SHBA

Nga A2 CNN
20 Qershor 2025, 21:17 | Bota

Takimi i Gjenevës, kushtet e Iranit për bisedime me SHBA

Irani do të takohet me SHBA-në për bisedime bërthamore vetëm nëse Izraeli pranon të ndalojë sulmet ndaj vendit, kjo ishte kryesore e ministrit të Jashtëm iranian ndaj homologëve të tij evropianë në takimin që u mbajt në Gjenevë të Zvicrës.

Sipas një zyrtari perëndimor të pranishëm në këto bisedimet, zyrtarët iranianë thanë se nuk do të takoheshin me një delegacion amerikan për bisedime të drejtpërdrejta ndërsa Izraeli po bombardon vendin e tyre.

Edhe pse zyrtarëve iu tha se SHBA-të nuk kanë domosdoshmërisht autoritetin për të ndaluar veprimin ushtarak të Izraelit, përfaqësuesit evropianë thanë se do ta përcillnin mesazhin, tha zyrtari perëndimor për CNN.

SHBA-të përcollën një mesazh shumë të drejtpërdrejtë  më herët se pranimi i Iranit për të mos pasuruar uranium do të ishte një pjesë thelbësore e çdo bisedimesh të drejtpërdrejta, shtoi zyrtari. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos