
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka njoftuar anulimin e kartave të gjelbra për dy të afërm të komandantit iranian të vrarë, Qasem Soleimani.
Sipas Rubios, Hamideh Soleimani Afshar, mbesa e Soleimanit, jetonte në Shtetet e Bashkuara ndërkohë që, sipas tij, shprehte hapur mbështetje për regjimin iranian dhe justifikonte sulmet ndaj amerikanëve.
Ai bëri të ditur se Afshar dhe vajza e saj ndodhen aktualisht në paraburgim nga autoritetet e emigracionit, në pritje të dëbimit nga vendi.
Qasem Soleimani, një nga figurat më të fuqishme ushtarake të Iranit dhe drejtues i operacioneve jashtë vendit, u vra në vitin 2020 gjatë mandatit të parë të Donald Trump, në një sulm të ndërmarrë nga SHBA. (A2 Televizion)