Nisën ndryshimet në qeveri, pas ikjes së Salës, Rama nesër mbledhje të zgjeruar

Nga A2 CNN
2 Shtator 2026, 19:02 | Politikë

Zëvendësimi i ministres së Shëndetësisë është vetëm një nga vendimmarrjet që do të ketë në kampin e majtë ku shtatori ka nisur me ritëm mbledhjesh.

Kreu i selisë rozë njëkohësisht kryeministër zhvilloi sot një takim me ministrat dhe zëvendëset e tyre por me pjesëmarrjen edhe të drejtuesve politik në qarqe. temë ishte strategjia e re e së majtës por dhe nisja e parlamentit.

 Ndërkaq nesër do të zhvillohet një tjetër takim i zgjeruar ku janë thërritur edhe deputetët. Pritet që aty Rama të flasë dhe mbi strategjinë por dhe mbi kabinetin qeveritar që tashmë do të jetë pa ministren e shëndetësisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos