Konflikti mes Iranit dhe Izraelit, reagon Presidenti Vladimir Putin

Nga A2 CNN
20 Qershor 2025, 18:15 | Bota

Konflikti mes Iranit dhe Izraelit, reagon Presidenti Vladimir Putin

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka mbajtur një fjalim në forumin e Shën Petersburgut dhe ka folur për konfliktin midis Izraelit dhe Iranit.

Sipas mediave të huaja, Presidenti i Rusisë thotë se beson se mund të gjendet një zgjidhje midis dy vendeve.

Ai thotë se Rusia nuk kërkon të ndërmjetësojë midis palëve, por përkundrazi dëshiron të propozojë ide se si ato mund të arrijnë një marrëveshje armëpushimi.

Putin shton se Moska është në kontakt të përditshëm me Iranin dhe thotë se do të donte që idetë e Rusisë të realizoheshin, shkruan A2 CNN.

Kujtojmë se prej disa ditësh Irani dhe Izraeli janë përfshirë në një konflikt të drejtpërdrejtë, ku po sulmojnë me dronë, raketa dhe avionë njëri-tjetrin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos