Një qytetar evropian është arrestuar në Iran me akuza për spiunazh, raportoi të premten agjencia iraniane e lajmeve Tasnim, në ditën e tetë të luftës midis Republikës Islamike dhe Izraelit.
"Një qytetar evropian që donte të spiunonte në zona të ndjeshme të vendit u arrestua në jugperëndim të vendit”, raportoi Tasnim, pa specifikuar kombësinë e tij ose datën e arrestimit.
Ai vizitoi vendin si turist në kohën e sulmit brutal të regjimit sionist", tha Tasnim, duke iu referuar Izraelit. (A2 Televizion)