Akuza të ashpra ka lëshuar presidenti i Turqisë, Rexhep Tayip Erdogan ndaj kryeministri izraelit Netanjahu në lidhje me situatën në Gaza dhe përplasjen me Iranin.
“Benjamin Netanjahu dhe qeveria e tij kanë kryer mizori për muaj të tërë pa asnjë respekt për rregullat, njësoj si Hitleri apo Pol Poti”, tha presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan.
Sipas Erdogan, fatkeqësisht, gjenocidi në Gaza ashtu edhe konfliktet në Iran po i afrohen me shpejtësi pikës pa kthim.
"Si gjenocidi në Gaza ashtu edhe konflikti midis Izraelit dhe Iranit, për fat të keq, po arrijnë me shpejtësi në pikën pa kthim", shtoi Erdogan, duke bërë thirrje për një armëpushim "para se të ndodhë një katastrofë". (A2 Televizion)