Shkon në mbi 800 numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm që goditi Afganistanin

Nga A2 CNN
1 Shtator 2025, 17:24 | Bota

Shkon në mbi 800 numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm që

Më shumë se 800 persona janë vrarë dhe gati 3,000 të tjerë janë plagosur, pasi një tërmet me magnitudë gjashtë ballë goditi Afganistanin lindor pak para mesnatës të dielën, tha agjencia humanitare e Kombeve të Bashkuara.

Sipas mediave të huaja, shumica e vdekjeve janë në provincën Kunar, thonë zyrtarët, duke paralajmëruar se numri i të vdekurve mund të rritet ndjeshëm pasi fshatra të tëra janë shkatërruar nga tërmeti.

Epiqendra është në një zonë të largët malore, duke e bërë të vështirë kryerjen e operacioneve të shpëtimit. "Shkalla e shkatërrimit është e paimagjinueshme", tha një zyrtar i talebanëve.

Katastrofa vjen në një kohë kur Afganistani po vuan nga një thatësirë ​​e rëndë, shkurtime të ndihmave dhe ajo që Programi Botëror i Ushqimit e përshkruan si një krizë të paprecedentë urie, shkruan A2 CNN.

Tërmeti goditi të dielën në orën 23:47 (19:47 GMT), rreth 27 km (17 milje) në lindje të Jalalabadit - qyteti i pestë më i madh i vendit, në provincën lindore Nangarhar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos