Stërvitjet ushtarake Rusi-Bjellorusi, Gjermania minimizon frikën e sulmit rus në territorin e NATO-s

Nga A2 CNN
1 Shtator 2025, 16:42 | Bota

Stërvitjet ushtarake Rusi-Bjellorusi, Gjermania minimizon frikën e

Herën e fundit që Rusia dhe Bjellorusia zhvilluan stërvitjet e tyre të përbashkëta ushtarake, në vitin 2022, ato u përdorën për të maskuar grumbullimin e forcave ruse për pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës.

Sipas mediave të huaja, një raund i ri stërvitjesh ushtarake që përfshijnë të dy vendet pritet të fillojë këtë muaj, "Zapad-2025", duke shkaktuar shqetësime se Moska mund të zgjedhë përsëri të nisë një sulm ndaj një vendi evropian.

Megjithatë, shefi i mbrojtjes gjermane, Carsten Breuer, tha se vendi i tij nuk pret sulme ruse në territorin e NATO-s nën mbulesën e stërvitjeve ushtarake, të cilat pritet të fillojnë pas dy javësh.

"Nuk kemi asnjë tregues se përgatitjet për një sulm po bëhen nën mbulesën e stërvitjes", u tha ai gazetarëve në Berlin.

"Por ne do të jemi në gatishmëri, jo vetëm forcat gjermane, por edhe NATO", vijoi ai më tej, shkruan A2 CNN.

Sa i përket numrit të ushtarëve për stërvitjet Zapad, gjermanët presin që 13,000 trupa të marrin pjesë në stërvitjen në Bjellorusi, me 30,000 të tjerë të përfshirë në Rusi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos