
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka apeluar që linjat ajrore të shmangin hapësirën ajrore ruse, në një kohë kur Kievi po përshkallëzon sulmet me dronë.
“Ne duam të paralajmërojmë çdo linjë ajrore që përdor hapësirën ajrore ruse, çdo sigurues, të gjithë ata që ende përdorin aeroportet kryesore ruse: qielli rus po bëhet plotësisht i rrezikshëm”, ka thënë Zelensky.
Shumica e linjave ajrore komerciale perëndimore nuk fluturojnë mbi hapësirën ajrore ruse si pasojë e pushtimit rus të Ukrainës, por vende si Kina vijojnë operimin.
“Një terrorizëm shtetëror”, i konsideroi Presidenti rus Putin deklaratat e Zelensky-t, duke u shprehur se Moska do vijojë sulmet intensifikuese ndaj Ukrainës. (A2 Televizion)