Hodhi gaz lotsjellës në Kuvend, gjykata shpall fajtor ministrin në detyrë Xhelal Sveçla

Nga A2 CNN
2 Shtator 2026, 10:42 | Kosova

Hodhi gaz lotsjellës në Kuvend, gjykata shpall fajtor ministrin

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur fajtor ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në lidhje me episodin e ndodhur në vitin 2018 në Kuvendin e Kosovës ku u hodh gaz lotsjellës.

Më 8 shtator gjykata do të zbulojë shkallën e dënimit të ministrit në detyrë. Në një incizim shfaqet Sveçla teksa aktivizon bombolën e gazit lotsjellës dhe e hedh në sallën e seancave.

Sveçla u shpall fajtor për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”. Ndërkaq gjykata mori aktgjykim refuzues për veprën penale “pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare” për të cilën ka arritur parashkrimi i ndjekjes penale.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos