
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot pranë Urës së Gjolës në Fushë-Krujë ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën në spital gazetari 26-vjeçar Xhesjon Zogu dhe është plagosur një tjetër person, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Në njoftimin e Policisë thuhet: "Rreth orës 09:40, në aksin rrugor Vorë-Fushë Krujë, pranë Urës së Gjolës, automjeti me drejtues shtetasin B. R është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Xh. Z. Si pasojë e aksidentit, shtetasi Xh. Z. ka ndërruar jetë në spital, ndërsa shtetasi B. R. ndodhet nën kujdesin e mjekëve".
(A2 Televizion)