Vrasja e Charlie Kirk, Robinson deklarohet i pafajshëm, nuk përjashtohet dënimi me vdekje për autorin  

Nga A2 CNN
2 Shtator 2026, 08:29 | Bota

Vrasja e Charlie Kirk, Robinson deklarohet i pafajshëm, nuk

23-vjeçari nga Utah Tyler Robinson është deklaruar i pafajshëm për akuzën e vrasjes së aktivistit konservator Charlie Kirk, ndërsa një gjykatës vendosi që prokurorët mund të kërkojnë dënimin me vdekje gjatë gjyqit.

Tyler Robinson mohon akuzën për vrasje të rëndë, e cila në Utah është një vepër penale që mund të dënohet me vdekje, si dhe gjashtë akuza të tjera në lidhje me të shtënat ndaj Kirkut gjatë një aktiviteti në kampus më 10 shtator 2025.

Avokatët e mbrojtjes kishin tentuar që dënimi me vdekje të përjashtohej si mundësi, por prokurorët argumentuan se rrethanat rënduese, si hapja e zjarrit në një turmë ku ka prani fëmijësh, e justifikonin zhvillimin e një gjyqi ku mund të shqiptohet dënimi kapital.

Kirk, 31 vjeç, bashkëthemelues i Turning Point USA, u qëllua ndërsa po fliste në Universitetin Utah Valley, në Orem. E veja e Kirkut, Erika, nëna e dy fëmijëve të tyre, si dhe prindërit e tij, Robert dhe Kathryn, ishin gjithashtu të pranishëm në seancë.

Në një deklaratë të publikuar më pas, familja Kirk tha se vendimi i gjykatësit “shënon një hap të rëndësishëm” në “përpjekjen e tyre për të vendosur drejtësinë”.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos