Shok në Minesota, 5-vjeçari arrestohet nga autoritetet e emigracionit

Nga A2 CNN
23 Janar 2026, 15:28 | Bota

Autoritetet e emigracionit në SHBA ndaluan të paktën 4 fëmijë përfshirë një 5-vjeçar, në një zonë shkollore të Mineapolis, si pjesë e fushatës kundër imigracionit.  Administrata republikane ka vendosur rreth 3 mijë efektivë rreth qytetit më të madh të Minesotës, ku banorët janë në tension që nga momenti që një oficer i emigracionit qëlloi dhe vrau një qytetare amerikane këtë muaj.

Demokratët dhe udhëheqësit lokalë kanë akuzuar agjentët federalë për taktika agresive dhe të panevojshme, që kanë bërë që shumë komunitete emigrantësh të ndihen të frikësuar.

5-vjeçari Liam Konejo Ramos,  pa  agjentët me maska teksa morën babanë e tij pranë shtëpisë ku banonin teksa ishte kthyer nga shkolla.

Fqinjët në komunitetin verior të Minneapolis u mblodhën në rreth dhe u ofruan të merrnin djalin, por agjentët e  vendosën të miturin në sediljen e pasme dhe u larguan me shpejtësi, sipas dëshmive. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos