
Një vajzë 12-vjeçare humbi jetën dhe tre persona të rritur mbetën të plagosur pas një konflikti me armë zjarri, pranë një ndeshjeje futbollli në Baltimore të Maryland-it, në SHBA.
Sipas autoriteteve lokale, 12-vjeçarja ndodhej në zonë, me shumë gjasa për të ndjekur ndeshjen, kur nisi shkëmbimi i zjarrit.
Dy të dyshuarit dyshohet se kishin nisur një debat për një vend parkimi, përpara se konflikti të përshkallëzohej në përdorimin e armëve të zjarrit.
Kreu Policisë së Baltimore, Richard Worley, tha se vajza ishte një viktimë e pafajshme e përplasjes mes dy personave të armatosur.
“Ne e dimë se pati një lloj debati mes dy frikacakëve dhe, sigurisht, të dy hapën zjarr ndaj njëri-tjetrit”, deklaroi ai.
“Në mes të shkëmbimit të zjarrit, një vajzë 12-vjeçare, e cila ndoshta kishte shkuar atje për të parë futbollin, u qëllua dhe humbi jetën”, shtoi ai.
(A2 Televizion)