"Është brenda interesave tona", plani i Trump për marrjen e Groenlandës është serioz

Nga Erjon Dervishi
9 Janar 2025, 15:51 | Bota

Përpjekjet e Presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump për të marrë Gadishullin e Groenlandës janë tepër serioze. Sipas burime diplomatike të Agjencisë së Lajmeve Reuters, iniciativa e Trump bëhet për të zgjeruar sferën e ndikimit të Amerikës në hemisferën perëndimore dhe si një mënyrë për të çimentuar trashëgiminë e tij.

Republikani tha të martën se nuk do të përjashtonte përdorimin e veprimeve ushtarake ose ekonomike për të përvetësuar territorin e largët danez pasi ai të marrë detyrën më 20 janar, duke habitur aleatët evropianë të cilët janë të shqetësuar për ruajtjen e paprekshmërisë së kufijve në një kohë të paqëndrueshmërisë globale në rritje.

Një burim për Reuters tha se ish-biznesmeni i pasurive të paluajtshme nuk ka gjasa të përdorë forcën ushtarake për të fituar kontrollin mbi Groenlandën. Megjithatë, Trump është serioz në përdorimin e mjeteve të tjera - si aplikimi i presionit diplomatik ose ekonomik mbi Danimarkën - për të blerë ishullin më të madh në botë që nuk është një kontinent, tha personi.

"Trashëgimia e vërtetë është se ju keni zgjeruar Shtetet e Bashkuara," thanë burime për Reutgers. "Në 70 vjet ne nuk kemi shtuar asnjë pjesë të pasurive të paluajtshme në portofol. Ai flet shumë për të." Në vitin 1959, dy territore amerikane - Alaska dhe Haëaii - u bënë shtetet e 49-të dhe të 50-të të SHBA-së nën Presidentin republikan Dëight Eisenhoëer.

Një tjetër bashkëpunëtor i Trump fleët për blerje të Groenlandës. Trump ka portretizuar një blerje të mundshme të Grenlandës si një domosdoshmëri të sigurisë kombëtare tha ai për Reuters.

Danimarka i është përgjigjur komenteve të Trump duke thënë se Groenlanda nuk është në shitje. Danimarka ka kontrolluar Grenlandën për qindra vjet, megjithëse 57,000 banorët e saj kanë vetëqeverius Gadishullin.

Nga ana e tij, Kremlini, duke komentuar komentet e fundit të Donald Trump për Grenlandën dhe Kanadanë, tha se Arktiku bie brenda zonës së interesave strategjike kombëtare të Rusisë. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se Moska po ndjek nga afër "zhvillimet dramatike", duke shtuar se Rusia kërkon paqe dhe stabilitet atje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos