
Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se negociatorët amerikanë po vazhdojnë kontaktet me Iranin, i cili, sipas saj, “po përpiqet të zgjidhë situatën e lidershipit” në mes të luftës, përcjell A2CNN.
Në një deklaratë për mediat amerikane, zëdhënësja Anna Kelly tha se presidenti Donald Trump do të hyjë vetëm në një marrëveshje me Iranin që “vendos sigurinë kombëtare të SHBA-së në radhë të parë”.
“Ai ka qenë i qartë se Irani nuk mund të zotërojë kurrë një armë bërthamore,” tha Kelly.
Deklarata e Shtëpisë së Bardhë vjen pasi Trump shkroi në platformën e tij Truth Social se Irani nuk di si të nënshkruajë një marrëveshje jo-bërthamore dhe se “duhet të bëhen më të mençur shumë shpejt”. (A2 Televizion)