Shtohet frika në Gjermani, ekspertët: Rrezik për sulme me dronë ndaj bazave ushtarake

Nga Erjon Dervishi
4 Qershor 2025, 16:11 | Bota

Gjermania është përballë një rreziku, asaj të sulmeve me dronë. Alarmin e kanë ngritur ekspertët e zhvillimeve ushtarake në Gjermani. Në një prononcim për median gjermane, Die Welt, ata besojnë se pas sulmit ukrainas ndaj flotës bombarduese ruse, sulme me dronë mund të orientohen drejt Gjermanisë. Faktet janë të qarta pasi që nga fillimi i luftës në Ukrainë, rreth 450 fluturime me dronë janë regjistruar në bazat e Bundeswehr-it në Gjermani, shkruan A2 CNN.

Qeveria gjermane ka bërë të ditur se ka miratuar një plan e cila do t'i lejonte ushtrisë të rrëzonte dronët që fluturonin ilegalisht brenda hapësirës së saj ajrore. Dronët për spiunazh dhe sabotim përbëjnë një kërcënim, theksojnë ekspertët gjerman. “Autoritetet e sigurisë kanë vënë re se numri i raportimeve për shikime të dronëve që nuk bashkëpunojnë mbi infrastrukturën kritike dhe pronat ushtarake në Gjermani është duke u rritur”, tha Ministria e Brendshme në një deklaratë më herët.

“Dronët si mjet për spiunazh dhe sabotim mund të përbëjnë një kërcënim serioz, veçanërisht për infrastrukturën tonë kritike”, tha Ministrja e Brendshme Nancy Faeser, duke shtuar se dronët po përdoren më shpesh “që kur lufta e agresionit e Putinit” filloi gati tre vjet më parë në Ukrainë.

Faeser tha se ishte e nevojshme të miratoheshin dispozita ligjore që i lejonin ushtrisë gjermane të ndërmerrte veprime "në rast rreziqesh serioze - duke përfshirë, si mjet të fundit, rrëzimin e dronëve që fluturonin ilegalisht". Faeser tha se kjo do të ishte në interes të mbrojtjes së infrastrukturës kritike dhe gjithashtu se tregon se Gjermania "nuk do të frikësohet". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos