‘Shuhet’ këngëtari me famë botërore

Nga A2 CNN
14 Tetor 2025, 19:14 | Bota

‘Shuhet’ këngëtari me famë botërore

Këngëtari i R&B, fitues i çmimit Grammy, D'Angelo ka ndërruar jetë ditën e sotme.

Sipas mediave të huaja, lajmin e bëri të ditur familja e tij përmes një njoftimi për publikun.

Sipas familjes së tij, 51-vjeçari, i njohur për hitet si “Lady” dhe “Untitled (How Does It Feel), vdiq pas një “beteje të zgjatur dhe të guximshme me kancerin”, shkruan A2 CNN.

Në njoftimin që shpërndanë, ata e quajtën atë një "yll të ndritshëm të familjes sonë dhe që pas vdekjes ka zbehur dritën për ne në këtë jetë". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos