Në SHBA, një fletë votimi në ditën e zgjedhjeve presidenciale mund të jetë e gjatë - dy ose tre faqe të bardha.
Sipas mediave të huaja, ato përmbajnë jo vetëm një vend për të votuar për Kamala Harris ose Donald Trump, por edhe gara në Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senatit, si dhe iniciativa dhe propozime lokale, të tilla si financimi për shërbimet komunitare.
Kur qytetarët amerikanë mbushin fletët e votimit, ata ngjyrosin një prej rrathëve, në vend që të shënojnë një x në një kuti, shkruan A2 CNN.
Mund të duhen rreth 10 minuta për të plotësuar një fletë votimi në SHBA. Kujtojmë se në zgjedhjet e ditës së sotme në SHBA do të përballen demokratija Kamala Harris dhe republikani Donald Trump, në një garë tepër të ngushtë. (A2 Televizion)