Pagat, funksionet dhe skandalet: historia e Shërbimit Sekret Amerikan, agjencia që mbron presidentët e SHBA

Nga A2 CNN
27 Prill 2026, 18:42 | Bota

Pagat, funksionet dhe skandalet: historia e Shërbimit Sekret Amerikan,

I shpëtoi jetën presidenti amerikan Donald Trump, por nuk arriti të parandalojë atentatin e tretë ndaj tij. Për ngjarjen e ndodhur në hotelin Ëashington Hilton, ka akuza për dobësi në sistemin e sigurisë rreth presidentit. Shërbimi Sekret i SHBA-së, agjencia federale që ka detyrën ekskluzive të mbrojë kreun e Shtëpisë së Bardhë dhe familjen e tij, është sërish në qendër të kritikave. Si shpesh ndodh në botën e inteligjencës, dështimet bëhen publike, ndërsa sukseset jo gjithmonë, shkruan A2 CNN.

Njihuni me një histori e shkurtër të Shërbimit Sekret Amerikan.

Çfarë është

Emri të kujton spiunazhin, por Shërbimi Sekret amerikan nuk është një agjenci si ato të tipit “007”. Ai është një strukturë federale, aktualisht nën varësinë e Departamentit të Sigurisë Kombëtare (Homeland Security), ndërsa deri në vitin 2003 ishte pjesë e Thesarit, pasi fillimisht merrej me luftën kundër falsifikimit të parasë. Që nga viti 1901, detyra kryesore e tij është mbrojtja e presidentit, ish-presidentëve, familjarëve të tyre dhe liderëve të huaj që vizitojnë SHBA-në. Shërbimi Sekret është gjithashtu përgjegjës për kryerjen e hetimeve parandaluese për të identifikuar komplote ose vrasje të mundshme. Misioni i tjetër i tij  është të mbrojë infrastrukturën kritike dhe financiare të Shteteve të Bashkuara, pwrcjell A2 CNN.

Pse u krijua

Pas Luftës Civile Amerikane midis Veriut dhe Jugut, Presidenti Lincoln krijoi Shërbimin Sekret për të luftuar falsifikimin e parave, i cili ishte një problem i përhapur në atë kohë. Detyrat e tij u zgjeruan më vonë për të hetuar kontrabandën, mashtrimet kundër qeverisë dhe aktivitetet e paligjshme si ato të Ku Klux Klan. Selia e tij fillestare ishte në Nju Jork, por në vitin 1874 u zhvendos në Uashington. Në fillim të shekullit të njëzetë, kompetencat e tij u zgjeruan, pas vrasjeve të 3 presidentëve në harkun kohor të 36 viteve: Abraham Lincoln në vitin 1865, James Garfield në vitin 1881 dhe Ëilliam McKinley në vitin 1901. A2 CNN raporton se që nga ai vit, Kongresi, Parlamenti i SHBA-së, kërkoi zyrtarisht që Shërbimi Sekret t'i ofronte mbrojtje Presidentit aktual të Shtëpisë së Bardhë, e cila më vonë u shtri edhe tek anëtarët e familjes së tij dhe udhëheqësit më të lartë politikë kombëtarë.

Kë mbron

Pas vrasjes së senatorit Robert Kennedy në vitin 1968, vëllait më të vogël të Presidentit John Kennedy, i cili u vra pesë vjet para tij, detyrat e Shërbimit Sekret u zgjeruan për të mbrojtur një numër më të madh udhëheqësish politikë amerikanë. Sot, lista e atyre që mbrohen nga Shërbimi Sekret përfshin: presidentin në detyrë dhe zëvendëspresidentin, presidentin e zgjedhur dhe zëvendëspresidentin e zgjedhur (domethënë, midis zgjedhjeve të nëntorit dhe inaugurimit të tyre më 20 janar), familjet e tyre të ngushta, ish-presidentët dhe ish-zonjat e para (përveç nëse gratë e tyre martohen përsëri), fëmijët e ish-presidentëve deri në moshën 16 vjeç, ish-nënkryetarët dhe bashkëshortet e tyre për gjashtë muaj pas largimit nga detyra, kandidatët kryesorë presidencialë dhe zëvendëspresidentë gjatë fushatës dhe krerët e shteteve dhe qeverive që vizitojnë Shtetet e Bashkuara. Ai gjithashtu mund të mbrojë individë të tjerë me urdhër ekzekutiv nga presidenti.

Forcat e Shërbimit Sekret

Sipas të dhënave më të fundit, Shërbimi Sekret ka 6,500 punonjës të shpërndarë në 136 zyra, të ndarë si më poshtë: 3,200 agjentë specialë, 1,300 oficerë policie të uniformuar dhe afërsisht 2,000 staf teknik dhe administrativ. Për t'u bashkuar me shërbimin, duhet të jeni shtetas amerikan midis moshës 21 dhe 37 vjeç, por veteranët e luftës ose të inteligjencës mund të aplikojnë në një moshë më të madhe. Mesatarisht, vetëm 1 përqind e gati 16,000 aplikantëve çdo vit punësohen. Trajnimi zgjat 31 javë. Java minimale e punës është 50 orë. Pagat fillojnë nga 84,000 dollarë bruto në vit dhe, me promovime, vjetërsi, orë shtesë dhe bonuse, arrijnë në 197,000 dollarë. A2 CNN shkruan se mbrojtja e presidentit është e kushtueshme. Buxheti vjetor i Shërbimit Sekret është 3.2 miliardë dollarë. Limuzina e blinduar Cadillac në të cilën udhëton presidenti, me nofkën "Bisha", është një nga makinat e në ëprdorim të Shërbimit Sekret.

Akuza dhe skandale

Përpara polemikave aktuale mbi sistemin e kontrollit për akses në darkën e shtypit në Hotel Ëashington, ku ndodhi atentati ndaj Trump, Shërbimi Sekret ishte akuzuar edhe në të kaluarën se nuk e kishte mbrojtur në mënyrën e duhur presidentin, veçanërisht gjatë vrasjes së John F. Kennedy në vitin 1963 dhe atentatit ndaj Ronald Reagan në vitin 1981. Në të dyja rastet, u kryen hetime të brendshme dhe u morën masa për të forcuar hetimet parandaluese dhe kontrollet e sigurisë në vendet ku duhej të mbërrinte shefi i Shtëpisë së Bardhë.

Ka pasur gjithashtu akuza për sjellje të pahijshme, neglizhencë ose sjellje të papërshtatshme kundër disa agjentëve. Në vitin 2012, njëmbëdhjetë agjentë u pushuan nga puna se kishin marrë  prostituta në dhomat e tyre të hotelit në Kartagjenë të Kolumbisë, gjatë vizitës së Presidentit Barack Obama. Që nga ajo kohë janë vendosur kufizime për përdorimin e alkoolit, të paktën dhjetë orë para hyrjes në shërbim, si dhe për personat që lejohet të mbahen në dhomën e tyre të hotelit, raporton A2 CNN.

Në vitin 2015, dy oficerë të dehur përplasën makinën e tyre në një gardh sigurie të Shtëpisë së Bardhë. Po atë vit, dhjetëra punonjës u disiplinuan për zbulimin e informacionit konfidencial në media. Në vitin 2022, një oficer u pezullua për sulm ndaj një gruaje në një bar në Jerusalem gjatë vizitës së Presidentit Biden në Izrael.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos