Ish-zyrtari amerikan: Propozimi i Iranit për paqe nuk bind SHBA

Nga A2 CNN
27 Prill 2026, 19:29 | Bota

Ish-zyrtari amerikan: Propozimi i Iranit për paqe nuk bind SHBA

Një ish-zyrtar i lartë amerikan ka vënë në dyshim seriozitetin e propozimit të Irani për të rihapur Ngushticën e Hormuzit dhe për t’i dhënë fund konfliktit, pa rifilluar negociatat për programin bërthamor, shkruan A2 CNN. 

Mark Kimmitt deklaroi për Al Jazeera se propozimi i Teheranit nuk ka logjikë dhe vështirë se do të pranohet nga SHBA.

Sipas tij, vetë Irani e ka përfshirë çështjen e Ngushticës së Hormuzit në konflikt, duke e përdorur si një mjet presioni në negociata.

Fakti që tani po përpiqen ta përdorin rihapjen e ngushticës për të shtyrë negociatat e mëtejshme, nuk ka kuptim dhe nuk besoj se amerikanët do ta pranojnë,” u shpreh Kimmitt.

Ai shtoi se autoritetet iraniane besojnë se ndodhen në një pozicion të fortë negociues, ndërsa paralajmëroi se oferta mund të duket tërheqëse në pamje të parë për komunitetin ndërkombëtar.

“Bota mund ta pëlqejë idenë e rihapjes së ngushticës, por vetëm derisa të shohë kushtet dhe termat që e shoqërojnë atë,” theksoi ish-zyrtari amerikan. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos