Shtëpia e Bardhë: Nuk negociojmë përmes mediave me Iranin

Nga A2 CNN
27 Prill 2026, 17:21 | Bota

Shtëpia e Bardhë: Nuk negociojmë përmes mediave me Iranin

Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se nuk do të zhvillojë negociata me Iranin përmes mediave, duke theksuar se diskutimet diplomatike mbeten çështje të ndjeshme.

Në një deklaratë për CBS News, zëvendëssekretarja për shtyp e Shtëpisë së Bardhë, Olivia Wales, u shpreh se SHBA-të nuk do të negociojnë publikisht.

“Këto janë diskutime diplomatike të ndjeshme dhe SHBA nuk do të negociojë përmes mediave”, tha ajo.

Sipas deklaratës, presidenti Donald Trump mbetet i vendosur që çdo marrëveshje e mundshme të jetë në interes të qytetarëve amerikanë dhe të mos lejojë që Irani të sigurojë armë bërthamore.

Ndërkohë, SHBA dhe aleati i saj Izrael po i bëjnë presion Iranit të heqë dorë nga pasurimi i uraniumit, duke e akuzuar se synon ndërtimin e një arme bërthamore, një pretendim që Teherani e mohon.

Nga ana tjetër, Irani ka bërë të qartë përmes mediave shtetërore se përpjekjet aktuale diplomatike nuk do të përfshijnë diskutime për çështjen bërthamore, duke shtuar më tej pasigurinë mbi ecurinë e negociatave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos