
Autoritetet spanjolle dhe portugeze po përgatiten për më të keqen për shkak të Stuhisë Leo, duke pezulluar mësimin në disa zona dhe duke paralajmëruar kundër udhëtimeve, vetëm një javë pasi Stuhia vdekjeprurëse Kristin shkaktoi dëme të mëdha në Gadishullin Iberik.
Agjencia shtetërore meteorologjike e Spanjës, parashikoi se disa pjesë të Sierra Grazalema në jug mund të përjetojnë reshje shiu të barabarta me sasinë që bie në një vit.
Portugalia ka rritur nivelin e gatishmërisë dhe ka angazhuar forcat e armatosura për përballimin e përmbytjeve.
Pamjet e policisë treguan fusha të përmbytura në Jerez dhe Cortes de la Frontera në Spanjë, si dhe rrugë dhe makina të mbuluara nga uji, ndërsa oficerët evakuuan banorët lokalë.
Spanja regjistroi 119.3 mm reshje shiu në janar, 85% më shumë se mesatarja e periudhës 1992–2020, duke e bërë janarin e dytë më të lagësht të shekullit të 21 njoftoi Ministria e Mjedisit.
Qeveria rajonale në Andaluzinë jugore paralajmëroi për aktivizim të alarmit të kuq, dhe tha se mund të gjenden pranë një katastrofe të madhe. (A2 Televizion)