Shkelet armëpushimi në Gaza, Izraeli vret 20 persona, mes të cilëve 5 fëmijë

Nga Rosalba Bejdo
4 Shkurt 2026, 15:38 | Bota

Shkelet armëpushimi në Gaza, Izraeli vret 20 persona, mes të

Të paktën 20 palestinezë, përfshirë disa fëmijë dhe një pjesëtar i stafit mjekësor, u vranë nga sulmet izraelite në veri dhe jug të Gazës. Ushtria izraelite tha se tanket dhe avionët kishin kryer sulme precize kundër atyre që i quajti “terroristë”, të cilët hapën zjarr ndaj trupave në veri të Rripit të Gazës, duke plagosur rëndë një oficer.

Ajo shtoi se sulmi ndodhi pranë Vijës së Verdhë, përtej së cilës janë të stacionuara forcat izraelite në Gaza, dhe se ky veprim përbënte një “shkelje flagrante” të marrëveshjes së armëpushimit tre mujor me Hamasin. Por Hamas akuzon Izraelin se po e përdor të shtënat si “një justifikim të dobët për të arsyetuar vazhdimin e vrasjeve dhe agresionit kundër popullit GAzes”.

Spitali Al-Shifa në qytetin e Gazës raportoi për mbërritjen e 13 trupave,  përfshirë pesë fëmijë, të cilët u vranë kur u goditën çadrat e familjeve të shpërngulura dhe shtëpitë në lagjet lindore Zeitoun dhe Tuffah. Një i mbijetuar në oborrin e spitalit, tha se familja e tij ishte në gjumë në shtëpinë e tyre kur ajo u bombardua. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos