Stuhi polare në Kanada dhe Japoni, dëbora mbulon gjithçka, probleme në qarkullim dhe fluturime

Nga Xhevahir Qardaku
26 Janar 2026, 13:27 | Bota

Stuhi polare në Kanada dhe Japoni, dëbora mbulon gjithçka,

Stuhia polare është shtrirë edhe në Kanadanë fqinje të Shteteve të Bashkuara. Reshje të dendura dëbore mbuluan Toronton dhe zona të tjera, ndërsa banorëve u është bërë thirrje të qëndrojnë brenda.

Rrugët janë konsideruar të pasigurta për të qarkulluar për shkak të ngricave. Autoritetet raportojnë për trashësi dëbore mbi 60 centimetra për shkak të stuhisë polare.

Situatë emergjente paraqitet edhe në Japoni. Reshjet e dendura të dëborës, temperaturat e ulëta dhe ngricat kanë bllokuar rrugët në veri të vendit aziatik.

Mijëra fluturime janë anuluar deri më tani. Gjithashtu probleme ka pasur edhe në shumë linja hekurudhore që kanë ndërprerë shërbimet.

Trashësia e dëborës në disa zona ka prekur një rekord të ri duke shkuar në mbi 1 metër. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos