Tailanda ka akuzuar Kamboxhian për një "shkelje flagrante" të marrëveshjes së armëpushimit për t'i dhënë fund luftimeve ndërkufitare.
Sipas autoriteteve në Bangkok, trupat kamboxhiane nisën një sulm natën me armë të vogla dhe granata.
"Kjo përfaqëson një shkelje flagrante të marrëveshjes së armëpushimit. Ky akt agresioni përbën edhe një herë një shkelje të qartë të marrëveshjes së armëpushimit nga forcat kamboxhiane dhe mungesën e tyre të dukshme të besimit të mirë", tha Ministria e Jashtme e Tajlandës në një deklaratë.
(A2 Televizion)