Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka paralajmëruar vendet anëtare të aleancës të mos tregohen naive kur bëhet fjalë për marrëdhëniet me Rusinë dhe Presidentin Vladimir Putinin.
Sipas mediave të huaja, duke folur përkrah kryeministrit çek Petr Fiala, ai tha: “Për të gjithë ata që e shikojnë këtë, ju lutem, burra dhe gra, qytetarë të Republikës Çeke dhe të gjithë Evropës, Kanadasë dhe SHBA-së, le të mos jemi naivë në lidhje me Rusinë.”
"Ne e dimë se çfarë përpiqet të bëjë Putini dhe provat janë aty në Ukrainë, pikërisht tani që flasim", shtoi ai, përcjell A2 CNN.
Ai i bëri komentet menjëherë pasi iu bashkua, nëpërmjet videolidhjes, një takimi të koalicionit të të vullnetshëmve në Paris. (A2 Televizion)