“Shqiptarët kanë të drejtë të protestojnë”, kongresmeni amerikan: Dhuna e policisë të marrë fund

Nga Xhevahir Qardaku
22 Tetor 2026, 14:11 | Politikë

Kongresmeni amerikan, Riçi Torres, është ligjvënësi i radhës i cili reagon lidhur me protestën në Shqipëri.

“Jam thellësisht i shqetësuar nga shpërthimi i dhunës kundër protestuesve në Shqipëri. Veprimet e ndërmarra nga policia shqiptare janë përtej çdo kufiri dhe duhet të marrin fund”, thekson Torres përmes një statusi në rrjete sociale, shkruan A2.

Ai përmend më tej të drejtën e shqiptarëve “për të protestuar në mënyrë paqësore”, dhe se “policia duhet të respektojë të drejtën e protestuesve për të protestuar dhe policia duhet të ruajë sundimin e ligjit”.

Në fund, kongresmeni bën thirrje për qetësimin e situatës dhe ndalimin e dhunës alarmante. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos