Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump me anë të një reagimi ka bërë të ditur se tarifat 80% për mallrat kineze "duken të drejta" ndërsa përfaqësuesit amerikan përgatiten për bisedimet e fundjavës për të frenuar një luftë tregtare midis dy ekonomive më të mëdha në botë.
"Kina duhet të hapë tregun e saj në SHBA - do të ishte shumë mirë për ta!!! Tregjet e mbyllura nuk funksionojnë më!!!", tha Trump, në një postim të Truth Social.
Sekretari amerikan i Thesarit Scott Bessent dhe kryenegociatori i tregtisë do të takohen me zyrtarët kinez në Zvicër për bisedime. Kjo mund të jetë hapi i parë drejt zgjidhjes së mosmarrëveshjeve të tyre tregtare.
Që nga marrja e detyrës në janar, Trump ka rritur taksat për importet nga Kina në 145%, përveç atyre që vendosi për shumë mallra kineze gjatë mandatit të tij të parë dhe detyrimeve të vendosura ndaj Pekinit nga administrata Biden. (A2 Televizion)