Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, i kërkoi Ukrainës dhe Rusisë që të bëjnë paqe dhe të ndërpresin luftën, gjatë bisedimeve trepalëshe të mbajtura këtë të premte në Pallatin madhështor të Dollmabahce në Bosfor.
“Ky është takimi i parë i drejtpërdrejtë mes palëve që prej marsit të vitit 2022. Ne duhet që ta shfrytëzojmë këtë mundësi për të lëvizur përpara në rrugën drejt paqes. Çdo ditë vonesë do të shkaktojë më shumë jetë të humbura. Të dashur miq, ndërsa lufta vazhdon që të marrë jetë, është thelbësore që një armëpushim të vihet në zbatim sa më parë që të jetë e mundur”, tha Fidan, shkruan A2 CNN.
“Ne gjithashtu kemi një mundësi për të garantuar një armëpushim përmes negociatave. Dëshiroj që të nënvizoj diçka këtu. Ne do të përcaktojmë fazën tjetër së bashku me zgjedhjet që ne do të bëjmë dhe hapat që do të marrim. Është gjithashtu e rëndësishme që këto takime të krijojnë bazën për një takim mes liderëve.” (A2 Televizion)