Ministria e Jashtme e Kinës ka mohuar ato që i quajti pretendime "të pabaza" të Presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy, i cili tha dje se Pekini po furnizon Moskën me armë.
Sipas mediave të huaja, zëdhënësi Lin Jian i Ministrisë tha se Kina nuk ka vënë kurrë në dispozicion armë vdekjeprurëse për asnjërën palë gjatë kësaj lufte.
Kujtojmë se Volodymyr Zelenskyy dje pretendoi se Ukraina ka zbuluar prova të Kinës duke furnizuar Rusinë me artileri, shkruan A2 CNN.
Duke folur në një konferencë shtypi, presidenti i Ukrainës pohoi gjithashtu se Pekini po ndihmon me prodhimin e armëve në territorin rus.
“Ne besojmë se përfaqësuesit kinezë janë të angazhuar në prodhimin e disa armëve në territorin e Rusisë”, tha ai, shkruan A2 CNN.
Këto deklarata vijnë pasi Ukraina tha se ka kapur dy shtetas kinezë që luftonin për Rusinë. (A2 Televizion)