Izraeli godet sërish Gazën, 15 viktima në dy sulme

Nga A2 CNN
18 Prill 2025, 08:09 | Bota

Izraeli godet sërish Gazën, 15 viktima në dy sulme

Mbrojtja Civile e Gazës e drejtuar nga Hamasi njoftoi se dy sulme të ushtrisë izraelite gjatë natës në Rrip kanë lënë të paktën 15 të vdekur.

Sulmi i parë, i cili ndodhi pranë Khan Younis në Rripin jugor të Gazës, vrau 10 persona, ndërsa një tjetër bastisje në Tal Al-Zaatar në Rripin verior të Gazës vrau pesë të tjerë.

Ushtria izraelite, e cila nuk komentoi menjëherë mbi sulmet, ka rritur sulmet ajrore dhe ka zgjeruar operacionet tokësore në territorin e rrethuar palestinez që kur rifilloi ofensivën e saj më 18 mars, duke thyer një armëpushim dy mujor.

Mbrojtja Civile raportoi vdekjen e të paktën 40 banorëve në sulmet izraelite në Rripin e Gazës dje.

Ndërkohë, Hamasi ka refuzuar zyrtarisht një propozim të Izraelit për armëpushim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos