Të paktën 27 persona humbën jetën pasi një çati u shemb në një klub nate në Republikën Domenikane, teksa më shumë se 150 të tjera mbetën të plagosur.
Nuk dihet ende se çfarë e shkaktoi incidentin, i cili ndodhi në orët e para të së martës gjatë një koncerti të këngëtares së njohur të merengues Rubby Pérez, në diskotekën Jet Set në kryeqytetin Santo Domingo, ndërkohë që ekipet e shpëtimit po kërkojnë ende në rrënoja.
Jet Set është një klub nate popullor në Santo Domingo, i cili organizon rregullisht koncerte me muzikë kërcimi të hënën në mbrëmje.
Presidenti i Republikës Domenikane, Luis Abinader, ka shprehur ngushëllimet e tij për familjet e prekura nga kjo tragjedi dhe premtoi një hetim të plotë të rastit.
Vetëm pak javë një tragjedi e ngjashme ndodhi në një lokal nate në Maqedoninë e Veriut, ku si pasojë e një zjarri humbën jetën 61 persona dhe u lënduan dhjetëra të tjerë. (A2 Televizion)