Treni përplaset me autobusin shkollor, 4 viktima në belgjikë, mes tyre 2 fëmijë me nevoja të veçanta

Nga Rosalba Bejdo
26 Maj 2026, 15:32 | Bota

4 persona, mes të cilëve 2 fëmijë të moshës 12 dhe 15 vjeç me nevoja të veçanta, humbën jetën pas një përplasjeje mes një treni dhe një mikrobusi shkollor në Buggenhout, në veri të Belgjikës. Në momentin e aksidentit, në autobus ndodheshin shtatë fëmijë, shoferi 49-vjeçar dhe një shoqëruese 27-vjeçare qe gjithashtu mbeten te vrare.

Ngjarja ndodhi pak pas orës 08:00 me orën lokale. Sipas burimeve policore, autobusi ishte nisur drejt një shkolle për nxënës me nevoja të veçanta. Siç thuhet, shoferi i mikrobusit po lëvizte në një rrugë paralel me hekurudhën dhe më pas u kthye majtas drejt kalimit hekurudhor, ndërkohë që barrierat ishin te ulura, shkruan A2 CNN. Edhe ministri i transportit në belgjikë konfirmoi raportimet se barrierat në kalimin hekurudhor kishin qenë të ulura në momentin e përplasjes.

Ngjarja është në hetim e sipër.  Pesë fëmijët e tjerë që ndodheshin në autobus gjenden në spital në gjendje kritike, por të stabilizuar. Asnjë nga pasagjerët e trenit nuk u lëndua, megjithëse një person po trajtohet për gjendje shoku. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos