Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se armëpushimi midis Izraelit dhe Iranit është tani në fuqi.
“Armëpushimi tani është në fuqi. Ju lutem mos e shkelni atë!” shkroi ai në rrjetin e tij social Truth Social.
Edhe media shtetërore iraniane ka raportuar se armëpushimi ka filluar. Ndërkohë ende nuk ka konfirmim zyrtar nga Izraeli.
Ndërkohë sirenat e alarmit po bien në qendër të Tel Avivit, vetëm disa orë pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi një armëpushim me Iranin. Sirenat u dëgjuan edhe në Izraelin verior dhe jugor. Alarmet po bien aktualisht në Jerusalem dhe në shumë zona të tjera të qendrës së shtetit hebraik. (A2 Televizion)