Trump do dëbojë Elon Musk nga SHBA? Ja si përgjigjet Presidenti amerikan

Nga A2 CNN
1 Korrik 2025, 15:39 | Bota

Trump do dëbojë Elon Musk nga SHBA? Ja si përgjigjet Presidenti

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump dhe miliarderi Elon Musk janë përfshirë sërish në replika më njëri-tjetrin, pasi marrëdhëniet e tyre prej disa javësh janë prishur.

Sipas mediave të huaja, gjatë një deklarate, i pyetur nëse do të merrte në konsideratë deportimin e Elon Musk, Donald Trump nuk e përjashtoi një mundësi të tillë.

“Nuk e di, do të duhet ta shqyrtojmë”, u përgjigj Trump, shkruan A2 CNN.

Më pas ai shtoi se Departamenti i Efikasitetit Qeveritar që Musk kishte drejtuar, DOGE, mund të duhet të hetojë subvencionet që ai tha se kanë marrë kompanitë e miliarderit.

Trump kishte paralajmëruar më parë në një postim në rrjetet sociale se Musk "ndoshta do të duhej të mbyllte dyqanin dhe të kthehej në shtëpi në Afrikën e Jugut", nëse humbet subvencionet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos