Trump: Do të hakmerremi për vdekjet e ushtarëve amerikanë

Nga A2 CNN
1 Mars 2026, 22:26 | Bota

Trump: Do të hakmerremi për vdekjet e ushtarëve amerikanë

Presidenti amerikan Donald Trump ka postuar një deklaratë video në Truth Social, ku thotë se SHBA-të do të “hakmerren” për vdekjet e ushtarëve amerikanë dhe “do t’i japin goditjen më ndëshkuese” regjimit iranian.

Trump shton se SHBA-të po “ndërmarrin një operacion masiv, jo vetëm për të siguruar sigurinë për kohën dhe vendin tonë, por edhe për fëmijët tanë dhe fëmijët e tyre”.

Ai thekson më tej se kjo është “detyra dhe barra e një populli të lirë”.

“Këto veprime janë të drejta dhe janë të nevojshme për të siguruar që amerikanët nuk do të përballen kurrë me një regjim terrorist radikal, të etur për gjak, të armatosur me armë bërthamore”, thotë ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos