Trump i quan anëtarët e NATO-s “frikacakë” për mungesën e ndihmës në sigurimin e Ngushticës së Hormuzit

Nga A2 CNN
20 Mars 2026, 15:24 | Bota

Trump i quan anëtarët e NATO-s “frikacakë” për

Donald Trump ka sulmuar sërish NATO-n, duke kritikuar anëtarët e aleancës për mosdëshirën e tyre për “të ndihmuar në hapjen” e Ngushticës së  Hormuzit.

Irani ka bllokuar në praktikë ngushticën, duke kryer sulme periodike ndaj tankerëve të naftës dhe anijeve të tjera tregtare.

Rreth një e pesta e trafikut detar të naftës kalonte përmes ngushticës para luftës së SHBA-ve dhe Izraelit kundër Iranit, dhe ulja e madhe e eksporteve ka çuar çmimet mbi 100 dollarë për fuçi.

Trump ka kritikuar anëtarët e NATO-s për mosofrimin e anijeve luftarake për të patrulluar këtë rrugë strategjike. Në një postim në rrjetet sociale ai shkroi:

“Pa SHBA-në, NATO është një ‘tigër letre’! Ata nuk donin të bashkoheshin në luftën për të ndaluar një Iran me fuqi bërthamore. Tani kjo luftë është fituar ushtarakisht, me shumë pak rrezik për ta, ata ankohen për çmimet e larta të naftës që detyrohen të paguajnë, por nuk duan të ndihmojnë në hapjen e Ngushticës së Hormuzit, një manovër e thjeshtë ushtarake që është arsyeja kryesore e çmimeve të larta. Shumë e lehtë për ta bërë, me shumë pak rrezik. Frikacakë, do ta mbajmë mend!”

Presidenti gjithashtu tha se disa vende janë të gatshme të ndihmojnë në shoqërimin e anijeve përmes ngushticës, por nuk i ka përmendur emrat. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos