
SHBA-të kanë goditur 7 anije iraniane, bëri me dije Presidenti amerikan Donald Trump, ndërkohë që janë në rritje tensionet në Ngushticën e Hormuzit, shkruan A2CNN.
Shefi i Shtëpisë së Bardhë tha se Uashingtoni ka goditur shtatë “anije të shpejta” iraniane, pasi kishte premtuar se do të ndihmonte anijet e bllokuara në Ngushticën e Hormuzit.
Një kompani transporti detar thotë se një anije tregtare tashmë ka dalë nga ngushtica, e shoqëruar nga ushtria amerikane.
Ndërkohë, ushtria iraniane thotë se ka qëlluar me të shtëna paralajmëruese ndaj luftanijeve amerikane. Komanda Qendrore e SHBA-së mohon një pretendim në mediat shtetërore iraniane se raketa iraniane kanë goditur një shkatërrues amerikan,
Në një zhvillim tjetër, Emiratet e Bashkuara Arabe thonë se po mbrohen nga “sulme me raketa dhe dronë që vijnë nga Irani”, me Teheranin që ende nuk ka komentuar zyrtarisht.
Zyrtarët thonë se një sulm me dron ka shkaktuar një zjarr të madh në portin më të madh të naftës në Emiratet e Bashkuara Arabe. (A2 Televizion)