Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump po flet në Air Force One ndërsa udhëton për në samitin e NATO-s në Hagë, duke u thënë gazetarëve se nuk dëshiron të shohë një ndryshim regjimi në Iran, pasi ndryshime të tilla "shkaktojnë kaos".
Sipas mediave të huaja, komentet janë në kundërshtim me atë që tha Presidenti amerikan të dielën kur pyeti: "Nëse regjimi aktual iranian nuk është në gjendje ta bëjë Iranin përsëri të madh, pse nuk duhet të kishte një ndryshim të regjimit?"
Trump aktualisht është në rrugën e tij për t'u bashkuar me udhëheqës të tjerë botërorë në samitin dy-ditor të NATO-s, shkruan A2 CNN.
Kujtojmë se më herët Trump paralajmëroi Izraelin të ndalte sulmet ndaj Iranit, pasi armëpushimi i lajmëruar nga Presidenti i SHBA ka hyrë në fuqi prej disa orësh. (A2 Televizion)