Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump bëri me dije se do të bisedojë me homologun e tij rus Vladimir Putin të martën për të diskutuar përfundimin e luftës në Ukrainë.
"Do të flas me presidentin Putin të martën. Ne punuam shumë gjatë fundjavës," u tha Trump gazetarëve në Air Force One gjatë një fluturimi gjatë natës nga Florida në Uashington.
"Ne duam të shohim nëse mund t'i japim fund kësaj lufte. Ndoshta mundemi, ndoshta nuk mundemi, por mendoj se kemi një shans shumë të mirë," shtoi manjati. "Ne do të flasim për tokën. Do të flasim për termocentralet," tha Trump kur u pyet për koncesionet.
"Unë mendoj se ne e kemi diskutuar tashmë këtë shumë nga të dyja palët, Ukraina dhe Rusia. Ne tashmë po flasim për këtë, duke ndarë disa pasuri", përfundoi ai. (A2 Televizion)