Trump njofton vizitë në Lindjen e Mesme: I dhamë fund luftës në Gaza, pengjet lirohen javën tjetër

Nga A2 CNN
9 Tetor 2025, 19:18 | Bota

Trump njofton vizitë në Lindjen e Mesme: I dhamë fund luftës

Presidenti amerikan Donald Trump është shprehur pas marrëveshjes Izrael-Hamas se i dhanë fund luftës në Gaza, duke shpresuar tashmë në një paqe të qëndrueshme afatgjatë.

Sipas mediave të huaja, komentet Trump i bwri gjatë një takimi të kabinetit në Shtëpinë e Bardhë, ku tha se javën e ardhshme, ndoshta të hënën ose të martën, do të lirohen edhe pengjet nga Hamasi.

“Ne e përfunduam luftën në Gaza dhe në një kuptim shumë më të gjerë, krijuam paqe. Unë besoj se kjo do të jetë një paqe e qëndrueshme, shpresojmë një paqe e përjetshme”, the mes të tjerash Trump.

Presidenti Trump bëri të ditur gjithashtu se shumë shpejt do të niset për një vizitë në Lindjen e Mesme, shkruan A2 CNN.

“Ne do të shkojmë në Egjipt ku do të realizojmë një nënshkrim zyrtar”, tha Trump, duke shpjeguar se një nënshkrim ka ndodhur tashmë në emër të tij, por do të bëhet një nënshkrim i ri dhe zyrtar.

“Nuk do të qëndroj shumë gjatë këtu, pasi do të nisem së shpejti për në Lindjen e Mesme”, theksoi Trump, përcjell A2 CNN.

Megjithatë, sipas burimeve të BBC, Presidenti amerikan nuk do të vizitojë Gazën gjatë vizitës  në Lindjen e Mesme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos