“Beteja nisi”. Ky është reagimi i parë i Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ali Khamenei.
Pasi Donald Trump tha se nuk ka ndërmend që ta vrasë liderin iranian “për momentin”, Khamenei shkroi në rrjetin social “X”: “Me ndihmën e Allahut, Republika Islamike do të triumfojë mbi regjimin Zionist. Beteja nisi”, shkruan A2.
Ndërkohë, Garda Revolucionare e Iranit ka deklaruar se forcat e armatosura iraniane kanë në kontroll të plotë hapësirën ajrore të Izraelit.
“Sulmi me raketa tregoi se kemi marrë nën kontroll qiejt e territoreve të pushtuara (Izraelin) dhe se banorët e këtyre territoreve janë plotësisht të pambrojtur përballë sulmeve iraniane me raketa”, ka deklaruar Garda Revolucionare Iraniane.
(A2 Televizion)