
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka deklaruar se ka pezulluar sulmin ushtarak ndaj Iranit, pas kërkesave nga liderët e vendeve të Gjirit dhe nisjes së negociatave për një marrëveshje të mundshme mbi programin bërthamor iranian, raporton A2CNN.
Në një deklaratë publike, Trump bëri të ditur se vendimi erdhi pas kërkesave të Emirit të Katari, Tamim bin Hamad Al Thani, Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman Al Saud, dhe Presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed bin Zayed Al Nahyan.
Trump theksoi se marrëveshja eventuale duhet të garantojë që Irani të mos zotërojë armë bërthamore, ndërsa paralajmëroi se ushtria amerikane mbetet në gatishmëri në rast se negociatat dështojnë.
“Më është kërkuar nga Emiri i Katari, Tamim bin Hamad Al Thani, Princi i Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman Al Saud, dhe Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed bin Zayed Al Nahyan, që të pezulloj sulmin tonë të planifikuar ushtarak ndaj Republikës Islamike të Iranit, i cili ishte planifikuar për nesër, pasi negociata serioze po zhvillohen tani dhe, sipas mendimit të tyre, si liderë dhe aleatë të mëdhenj, do të arrihet një marrëveshje që do të jetë shumë e pranueshme për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si edhe për të gjitha vendet e Lindjes së Mesme dhe më gjerë”, tha Trump.
“Kjo marrëveshje do të përfshijë, shumë e rëndësishme, ASNJË ARMË BËRTHAMORE PËR IRANIN! Bazuar në respektin tim për liderët e sipërpërmendur, kam udhëzuar Sekretarin e Luftës, Pete Hegseth, Kryetarin e Shefave të Përbashkët të Shtabit, Gjeneralin Daniel Caine, dhe Ushtrinë e Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që NE nuk do ta kryejmë sulmin e planifikuar ndaj Iranit nesër, por gjithashtu i kam udhëzuar të jenë të përgatitur për të vazhduar me një sulm të plotë dhe në shkallë të gjerë ndaj Iranit, brenda një momenti, në rast se nuk arrihet një marrëveshje e pranueshme”, vijoi ai.
(A2 Televizion)