Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka reaguar pas zgjedhjes së Papës së ri, Robert Francis Prevost, i cili do të quhet Leon XIV.
Trump ka uruar Papën e ri, ndërsa shkruan se është nder i madh që mësuam që ai është Papa i parë amerikan.
“Urime për Kardinalin Robert Francis Prevost, i cili sapo u shpall Papë. Është një nder i madh që mësuam që ai është Papa i parë amerikan. Sa emocion dhe çfarë nderi i madh për vendin tonë. Mezi pres ta takoj Papa Leon XIV. Do të jetë një moment shumë domethënës!”, shkroi Trump në rrjetet sociale. (A2 Televizion)